Malazezët e Kosovës: Politika luftënxitëse e Stojanoviqit, e rrezikshme

Aktuale

Malazezët e Kosovës: Politika luftënxitëse e Stojanoviqit, e rrezikshme

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:27
Slobodan Vujiçiq

Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka reaguar ndaj “politikës luftënxitëse të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq i cili thotë se nuk e njeh Qeverinë, por pranon dhe shfrytëzon të gjitha të mirat materiale të po kësaj  qeverie.

”Agresioni verbal shpesh çon në  gjëra më të rrezikshme siç është në rend të para dhuna fizike. Ne po e shohim se Branimir Stojanoviq me veprimet e tij po punon në mënyrë të hapur  kundër interesave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënkryetar i të cilës është edhe ai”.

“Gjithashtu Stojanoviq  me retorikën e tij nxitëse po përpiqet të provokojë dhunë dhe konflikte në Kosovë, të cilën do ta shikonte nga shtëpia e tij e ngrohtë në Beograd, ashtu siç i ka shikuar gjatë luftës së fundit  kur kishte ikur nga Graçanica”, thuhet në reagimin e malazezëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat