Frika e mediave serbe, porosi për Nikoliqin: Vetëm luftë mos të ketë

Aktuale

Frika e mediave serbe, porosi për Nikoliqin: Vetëm luftë mos të ketë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:05
Rosu në piken kufitare

Pas incidentit me trenin provokues serb, në të cilin shkruante “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, politikanët serbë, duke nisur nga presidenti Nikoliq e kryeministri Vuçiq, dolën e thanë se “janë gati ta dërgojnë ushtrinë në Kosovë”.

Një deklaratë e tillë ka bërë që mediat serbe të reagojnë dhe në një far formë të kundërshtojnë këto deklarata.

E përditshmja më e madhe në Serbi “Blic” ka sot me titull gjigant në ballinë “Vetëm luftë mos të ketë”.

Në ballinë po ashtu janë vendosur fotografi të forcave speciale të Kosovës ROSU, treni, si dhe deklaratat provokuese të Nikoliqit e Gjuriqit.

“Tash neve na duhen koka të ftohta, një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”, është nëntitulli i kësaj gazete.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat