OSHP e “lë” pa mobile Ministrinë e Punëve të Brendshme (Dokument)

Aktuale

OSHP e “lë” pa mobile Ministrinë e Punëve të Brendshme (Dokument)

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:13
Ministri i puneve te brendshme, Skender Hyseni

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me anë të një vendimi, i ka anuluar Ministrisë së Punëve të Brendshme tenderin për furnizim me mobile, ngase sipas vendimit të panelit shqyrtues ka pasur shkelje të nenit 65 i ligjit të Prokurimit Publik(LPP).

Pas reagimit nga pala ankuese, e cila ka pretenduar se Ministria e Punëve të Brendshme gjatë procesit të vlerësimit të ofertave ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, ekspertja e shqyrtuese i ka rekomanduar Panelit shqyrtues që të aprovoj si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik ankues, ndërsa MPB të anuloj njoftimin për dhënie të kontratës së autoritetit kontraktues.

Paneli shqyrtues bazuar në të gjeturat e ekspertes shqyrtuese sqaron se qëndron pretendimi i operatorit ekonomik ankues.

“Pretendimi i operatorit ekonomik ankues ku thuhet se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të nenit 65, Paneli shqyrtues bazuar në të gjeturat e ekspertes shqyrtuese sqaron se qëndron pretendimi I operatorit ekonomik ankues, për faktin se operatori ekonomik ankues është eliminuar nga pjesëmarrja në aktivitetin e prokurimit duke u thirrur në kontratën paraprake, të cilën kontratë MPB e ndërprerë në mënyrë të një anshme, ndërsa në bazë të nenin 65 të LPP-së, një operator ekonomik nuk mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në një aktivitet të prokurimit apo nga ekzekutimi I kontratës, pa një konstatim nga gjykata kompetente apo dëshmi me shkrim nga ndonjë institucion kompetent që verifikon gjendjen siç thuhet në paragrafin 4 pika 4.3 të nenit 65 të LPP-së”, thuhet në vendimin e Panelit.

MPB përmes një parashtresës me shkrim ka njoftuar panelin shqyrtues se nuk pajtohet me raportin e ekspertizës më datë 16 dhjetor 2016.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat