Mediat gjermane në lidhje me trenin provokativ të Serbisë

Aktuale

Mediat gjermane në lidhje me trenin provokativ të Serbisë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:30
Treni serb

Shtypi gjerman, ndër të tjera, merret me konfliktin për shkak të trenit të Serbisë nga Beogradi në Mitrovicë, i cili nuk ka arritur në cak, raporton "Deutsche Welle".

Komentuesit shkruajnë se mosmarrëveshja themelore në mes të Beogradit dhe Prishtinës është larg zgjidhjes.

Në një artikull të titulluar "Balkani i brishtë", gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung (Frankfurt) shkruan:

"Fjalët luftarake që u thanë gjatë fundjavës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin kryesisht shfaqje teatrale. Nuk ka gjasa se do të ketë dhunë në mes të dy vendeve. Por ky rast tregon se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Mosmarrëveshja mbi vijën hekurudhore mes Beogradit dhe veriut të Kosovës, ku ka banorë serbë, nuk është një farsë, por një simptomë e rrezikshme e krizës. Sikur të ishte vetëm një linjë e zakonshme e trafikut, çështja do të zgjidhej në mënyrë pragmatike, siç janë zgjidhur edhe shumë të tjera gjatë viteve të kaluara. Por Serbia ka bërë një provokim duke shtypur parullën "Kosova është Serbi", në tren - ndërsa kosovarët e pritën topin të gatshëm".

Süddeutsche Zeitung (Munich), raportimin e vet e titulloi "Treni që nuk dërgon askund" -  që është titulli e një prej këngëve të këngëtarit më të njohur të këngëve gjermane pop, Christian Anders, që datojnë qysh nga viti 1972.

"Pas 18 vitesh ndërprerje, Serbia donte që të ri fillojë të shtunën me trafikun hekurudhor me Kosovën -me tren propagandues me ngjyrat e flamurit serb. Pas një reagimi të ashpër të fqinjëve, Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka urdhëruar që treni të ndalojë në kufi. Ai akuzoi Prishtinën se dërgoi forcat policore në kufi për të provokuar konflikt. Treni me mbishkrimin 'Kosova është Serbi' 'në disa gjuhë, është dashur që të shkojë deri në Mitrovicë".

E njëjta gazetë botoi një koment të titulluar "Zemër gjithnjë e më pak", e ku shkruan:

"Që të kuptoni të këqiat e njerëzve, duhet t’u jepni atyre fqinjë. A e toleron dikush muzikën me zë të lartë dhe një grumbull të fletëve – kjo varet shpesh nëse vetë bë zhurmë dhe plehra, ose ato vijnë nga ndërtesa fqinje. Duke shikuar mbi gardh, zemra zvogëlohet [...] Sado që ky tren ishte një provokim i lirë dhe sado absurd që ishte inskenimi i Serbisë si një ndërtuese e paqes - ky tren nuk ishte vetëm një shfaqje. Ai ishte një përkujtim se paqja në Evropë është rezultat i kompromiseve të dhimbshme. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Serbisë është i bazuar në premtimin se ato të dyja do të jenë pjesë e BE-së. Por për arrogancën dhe miopinë, që po e shkatërrojnë nga brenda po atë BE-së, nuk do të paguajnë të parët Faraz, Lepen dhe Petri në qendër të shoqërisë. Shkatërrimi do të fillojë në periferi - ku BE-ja ende do të thotë shpresë", shkruan Sueddeutsche Zeitung.

"Provokim i qëllimshëm." – shkruan mbi komente, e përditshmja Tageszeitung (Berlin). Këtu, ndër të tjera, thuhet se ky ishte një provokim i llogaritur - sigurisht, ata u nisën nga fakti që Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë një gjë të tillë, dhe natyrisht se kjo nuk kishte të bënte me lëvizjen e lirë të njerëzve mes dy vendeve".

"Njeriu i fortë i Serbisë, Aleksandar Vucic, të cilin Bashkimi Evropian e ka lavdëruar shumë për politikën e tij paqësore, sikur don të tregojë se di edhe ndryshe. Edhe para trenit ortodoks serbe, në Francë është arrestuar ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj - në bazë të një urdhër-arresti serb, i cili akuzohet nga Beogradi për krime lufte të tmerrshme. Edhe kjo në Prishtinë perceptohet si provokim i rëndë".

"I vetmi shpjegim logjik i provokimeve serbe me tren është se Vucic dëshiron që të bëjë presion mbi BE-në mënyrë që BE të përgjigejt në kërkesat e Serbisë. Por kjo është lojë me zjarrin me pakicën serbe në Kosovë dhe atë shqiptare në jug të Serbisë, që lehtë mund të dalë jashtë kontrollit. Brukseli duhet të reagojë menjëherë që të ndikojë në të dyja palët në mënyrë që të qetësojë gjendjen. Përndryshe më vonë të gjithë do të habiten se si erdhi deri te një krizë e tillë e rëndë ", shkruan Tageszeitung.

"Ky episod i vogël", shkruan revista Focus, "tregon se sa shpejt gjërat e vogla mund të kthehen në një kërcënim serioz. Kjo tregon edhe diçka tjetër: pozicionet parimore në konfliktin e Kosovës janë ende të pakapërcyeshme. Pavarësisht disa viteve të përpjekjeve të ndërmjetësimit të BE-së, pavarësisht nga miliardat e financiara si ndihmë, pavarësisht forcës mbrojtëse të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, pavarësisht misionit të madh të huaj EULEX, Serbia do që të rifitojë të Kosovën e cila u shkëput në vitin 2008 dhe është njohur nga më shumë se 100 vende. Kompromiset që propozohen nga Brukseli, që edhe ashtu nuk zbatohen në vepër, gërryejnë vetëm sipërfaqen e problemit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat