Lojërat e politikës me kartën e liberalizimit të vizave

Aktuale

Lojërat e politikës me kartën e liberalizimit të vizave

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 16 janar 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës kanë mbetur thuajse të izoluar nga Perëndimi. Ky izolim nuk është  bërë vetëm nga kushtet e ‘rënda’ të cilat i janë vendosur institucioneve të Kosovës nga Unioni Evropian, por ky izolim më së shumti ka ardhur dhe po mbahet si i tillë nga politikanët  e vendit. Liberalizimi i vizave ishte premtuar thuajse që një dekadë nga secili lider i partive politike. Ndërsa, realiteti flet krejtësisht ndryshe.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është bërë një çështje e cila është shumë e kërkuar dhe e dëshiruar, ndërsa nga ana tjetër kjo dëshirë ka filluar të venitet si rezultat i mos arritjes së kësaj lirie të lëvizjes. Qytetarët e Kosovës kanë mbetur thuajse të izoluar nga Perëndimi. Ky izolim nuk është  bërë vetëm nga kushtet e ‘rënda’ të cilat i janë vendosur institucioneve të Kosovës nga Unioni Evropian, por ky izolim më së shumti ka ardhur dhe po mbahet si i tillë nga politikanët  e vendit.

Liberalizimi i vizave ishte premtuar thuajse që një dekadë nga secili lider i partive politike. Ndërsa, realiteti flet krejtësisht ndryshe. Partitë politike të cilat kanë arritur të marrin timonin e qeverisjes së vendit, nuk kanë arritur të tregojnë seriozitet për të realizuar premtimin e dhënë kohë më parë e të përsëritur çdo ditë, kinse është duke u punuar në këtë drejtim. Nga kjo lodhje e mos-lirisë së lëvizjes, qytetarët e Kosovës morën rrugën ilegale në mënyrë masive drejt shteteve Evropiane. Ata, dëshmuan se e duan atdheun aq shumë, sa që nuk duan ta shkatërrojnë duke u bërë revolucionar për të hequr nga pushteti partitë që po udhëheqin me vendin, por morën vendimin e tyre për të injoruar tërësisht elitën politike.

Në pyetjen e gazetës “Bota Sot” se pse çështja e liberalizimit të vizave përdoret si kartë rezervë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Njëra palë e përdorë, si kartë fitoreje, se kanë plotësuar një pjesë të kritereve e tjetra palë si kartë dështimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat