Shtyhet seanca për murin në Mitrovicë

Aktuale

Shtyhet seanca për murin në Mitrovicë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:12
Muri ne Mitrovice

Seanca e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës e paraparë të mbahet sot, ku do të votohej për legalizimin e murit të ndërtuar në atë pjesë, është shtyrë deri në një datë të pacaktuar.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit të asamblistëve të PDK-së në Kuvendin e veriut të Mitrovicës, Bashkim Cimili. Sipas tij, asamblistët shqiptarë mbrëmë janë njoftuar përmes një email-i për anulimin e seancës. Ai theksoi se anulimi është bërë me kërkesë të Listës Serbe.

 “Nuk ka ndonjë sqarim shtesë pse është shtyrë kjo seancë, në të cilën ka qenë e paraparë vetëm një pikë e rendit të ditës, përkatësisht Miratimi i projektit të rregullimit urban të zonës së këmbësorëve, me të cilin edhe zyrtarisht pritej legalizimi i murit të ndërtuar në atë pjesë”, ka thënë Cimili.

 Ndryshe, kryetari i veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, ka paralajmëruar ditë më parë se hapja e urës kryesore të Ibrit e paraparë për 20 janar nuk do të ndodhë, deri sa të zgjidhet problemi i murit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat