“Gjarpri” hesht para Walkerit

Aktuale

“Gjarpri” hesht para Walkerit

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 16 janar 2017 Në ora: 17:12
Ish ambasadori u tregua që nuk e ka mik presidentin Hashim Thaqi, të, asnjëherë nuk e përshëndeti.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është përballur së fundmi me deklarata pa dorashka të ardhuara nga  njeriu që alarmoi botën për atë që ndodhi në Reçak ishte ish-ambasadori William Walker,  apo njeriu që e nderojnë shumë qytetarët e Kosovës. 

Figura e Thaçit, është përshkruar nga ish ambasadori si njeri manipulator.  Walker, ashtu siç ka deklaruar  nuk  është i kënaqur me disa nga politikanët e vendit.  Të shtunën, gjatë përurimit të shtatores së tij në Reçak, ish ambasadori u tregua që nuk e ka mik presidentin Hashim Thaçi.

Pasi , asnjëherë nuk e përshëndeti.  “Ka mësuar shumë ndër vite se si t’i mbajë të lumtur ndërkombëtarët. Nuk jam admirues i tij”, thotë ai. Për më tepër, në një emision televiziv,  Ëalker ka lënë të kuptohet, se është keqpërdorur nga presidenti Thaçi.

“Konsideroj se jam keqpërdorur nja dy herë nga ai. Pas lufte e takova në Pejë dhe u ula për të pirë kafe me të. Më ftoi që të ecnim në rrugë dhe pasi ecnim më ftoi te një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin dhe unë gjeta veten në mbështetje të tij në atë takim”, rrëfen ish-ambasadori Walker. Mirëpo, pavarësisht se deklaratat e Walkerit, kanë gjetur jehonë në media, Presidenti Thaçi ka zgjedhur të heshtë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat