Rusët: Vuçiq parandaloi një konflikt të ri në qendër të Evropës

Aktuale

Rusët: Vuçiq parandaloi një konflikt të ri në qendër të Evropës

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:46
Aleksandar Vuçiq

Zëvendësekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar, Sergei Zheleznjak ka thënë se vetëm në saje të paqedashjes  dhe nervave të forta që në situatë kritike, më 14 janar demonstruan udhëheqësitë e Serbisë dhe personalisht kryeministri Aleksandar Vuçiq nuk erdhi deri tek shpërthimi i një konflikti të ri të armatosur në qendër të Evropës.

Kësisoj ai komentoi  incidentin me trenin, i cili u nis nga Beogradi për në Mitrovicën Veriore por u kthye mbrapsht nga autoritetet e Kosovës.

Sipas  tij, udhëheqja e BE-së e cila  më 19 prill 2013, mori përgjegjësinë për bashkëpunim mes  Serbisë me shqiptarët e Kosovës, tani urgjentisht duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe mbrojtjen e të drejtave, nderin dhe dinjitetin e serbëve që jetojnë në territorin e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat