Bashkëshortja e Haradinajt, tregon nëse do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit amerikan

Aktuale

Bashkëshortja e Haradinajt, tregon nëse do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit amerikan

Më: 16 janar 2017 Në ora: 18:19
Ramush Haradinaj dhe Anita Muqaj-Haradinaj

Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Muqaj-Haradinaj, ka thënë që ndalimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tyre në Inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, duke marrë parasysh se kjo ngjarje mbahet pas katër ditësh.

“Po shpresojmë që do të mund të marrim pjesë në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit Donald Trump e cila mbahet me datën 20. Por për momentin jemi shumë ngushtë me kohën sepse së paku duhet që një ditë më herët të jemi në Uashington dhe duke parë që sot është data 16, nuk e besoj që ka kohë”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për Indeks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat