”Për mbrojtjen e territorit të Kosovës, Opozita gjithmonë do t’i mbështes Institucionet e vendit”

Aktuale

”Për mbrojtjen e territorit të Kosovës, Opozita gjithmonë do t’i mbështes Institucionet e vendit”

Më: 16 janar 2017 Në ora: 18:23
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Institucionet e Kosovës çdo herë do ta kenë mbështetjen e Opozitës kur bëhet fjalë për cenimin e territorit të Kosovës.

Këto deklarime i dha Selimi në debatin televiziv.

Veç tjerash Selimi ka thënë se nuk ka rëndësi se kush e dha urdhërin për kthimin e trenit në Rashkë, sipas tij nëse Qeveria do ta tregojë veten le ta ndalojnë qarkullimin e trenit në Kralevë.

”Ne jemi në dijeni se çdo ditë futet një tren në Kosovë që vjen nga Kraleva”.

”Nëse urdhrat e herë Kryeministri apo Presidentit që kanë dhënë për të kthyer atë tren, atëherë duhet ta kthejnë edhe atë nga Kraleva”.

”Policia dhe Institucionet e Kosovës do ta kenë mbështetjen e Opozitës por gjithmonë për mbrojtjen e territorit të Kosovës”.

”Por ajo çfarë ndodhi me trenin është një lojë e situatës politike në Kosovë. Kam drojë që ky skenar nuk e pati episodin e fundit kur treni u kthye nga Rashka”.

”Jemi mësuar në këto situata me dëgjuar edhe këngë pas këtyre ngjarjeve. Edhe sikur të ndodh çdo ditë ajo që ka ndodh të shtunën, Policia e Kosovës e ka për detyrë ta mbrojë vendin”.

”Nëse ne do të bënim kështu në lidhje me çështjen se kush e dha urdhërin apo kush e ndaloi hyrjen e trenit, ne do duhej ta shpallnim hero edhe Drejtorin e KEK-ut kur në raste të caktuara ndalon energjia elektrike dhe pastaj vie. Kjo është punë përditshme që secili duhet ta kryej detyrën e tij”.

”Ky nuk ishte episodi i fundit i këtij skenari. Qeveria e Kosovës nuk do duhej të ishte pjesë e këtyre lojërave”.

”Nuk do doja të përgjigjem për urdhërin e ndaljes së trenit sepse ky tren u ndal në Rashkë jo në zonën apo kufijtë e Kosovës”.

”Kush do ta ndalonte sikur të futej brenda. Policia po t’i jipet urdhri cfarë do bën por ai u ndal në Rashkë”.

”Nëse duan që këta të tregojnë shtetin atëherë le të japin urdhra e të ndalin trenin që vjen nga Kraleva”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat