Media zvicerane: Shqiptarët e Zvicrës ju kundërpërgjigjën trenit provokativ serb, ngjarja erdhi si pretekst i zgjedhjeve presidenciale serbe

Aktuale

Media zvicerane: Shqiptarët e Zvicrës ju kundërpërgjigjën trenit provokativ serb, ngjarja erdhi si pretekst i zgjedhjeve presidenciale serbe

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 janar 2017 Në ora: 19:02
Treni serb

Një tren serb tensionoi ndjeshëm marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Pas 18 vjetëve u nis në qarkullim treni që lidhte Beogradin me Mitrovicën. Vetëm: Treni ishte i stërmbushur me flamuj kombëtarë, fotografi të kryepeshkopëve dhe në disa gjuhë kishte fjalinë “Kosova është Serbi,” shkruan blick.ch. Por për shkak të ngritjes së tensioneve dhe rrezikut, kryeministri serb Aleksandër Vucic, ndaloi trenin në qytetin kufitar serb Rashkë.

Për shqiptarët një provokim! Diaspora e Zvicrës reagoi menjëherë si kundërpërgjigje, me një aksion për temën më të rëndësishme. Në një fotografi të trenit zviceran SBB shkruante  «Kosovo is Albania» duke u shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale, përcjell botasot.info.

Image

Media tjetër zvicerane NZZ, ka shkruar një artikull të ngjashëm.

“Treni mjaft provokativ serb i ndaluar në Rashkë, më shumë erdhi si problem i politikave të brendshme. Serbia pas tre muajsh ka zgjedhje presidenciale,” shkruan NZZ.

Në fund NZZ shkruan se marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë, më së miri e sqaron ndalja e trenit në kufirin mes dy shteteve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat