Arrestohet serbi i uniformuar në Prizren

Aktuale

Arrestohet serbi i uniformuar në Prizren

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Policia në Prizren ka arrestuar një qytetar serb i cili po mbante të veshur unifromë serbe.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, i cili tha se për perosnin në fjalë ishin njoftuar nga qytetarët e Prizrenti, të cilët e kishin parë atë duke qarkulluar rreth qytetit.

‘’Qytetarët kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme është parë një person me veturë me targa serbe i cili ishte në lëvizje përgjat qytetit. Me të kuptuar për rastin Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në personin i cili mbante të veshur uniform serbe dhe të njëjtin e ka arrestuar’’ është shprehur Haziri.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit, personi në fjalë i cili është nga rajoni i Prizrenit, është dërguar për mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat