Thaçi: Thirrjeve të Serbisë për luftë, Kosova i përgjigjet me thirrje për paqe

Aktuale

Thaçi: Thirrjeve të Serbisë për luftë, Kosova i përgjigjet me thirrje për paqe

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:48
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për televizonin publik, duke e shprehur vendosmërinë e shtetit të Kosovës për ndalimin e trenit të Serbisë që ndodhi të shtunën, tha se thirrjeve të Serbisë për luftë, Kosova i përgjigjet me thirrje për paqe.

Presidenti Thaçi po ashtu tha se thirrjeve të Serbisë për ndarje, Kosova i përgjigjet me thirrje për integrim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet tjera ndërkombëtare.

Ai po ashtu tha se muri në vëri do të hiqet. “Jo të zvogëlohet apo të shkurtohet, por të mos ekzistojë fare”, tha ai.

Thaçi po ashtu vlerësoi se Kosova duhet lëviz drejt asociacionit të komunave serbe në veri dhe drejt demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që është kusht liberalizimin e vizave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat