Muharrem Nitaj, kandidat i AAK-së për deputet

Aktuale

Muharrem Nitaj, kandidat i AAK-së për deputet

Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:30
Muharrem Nitaj e Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kandidojë për deputet nga radhët e saj në Kuvendin e Kosovës, zëdhënësin e kësaj partie Muharrem Nitaj.

Kështu ka bërë të ditur Nitaj përmes Facebook-ut, i cili thekson se ndihet i nderuar nga kjo parti, të cilës thotë si është rreshtuar në kohë të vështira.

U rreshtova pas Ramush Haradinajt, në një kohë të vështirë për të dhe për Aleancën!

“Për dy vjet isha bashkë me ta, në sfida aspak të lehta për Ramushin, për AAK-në, për Kosovën! Të gjitha këto sfida i kaluam bashkë dhe bashkë po ecim drejt fitores! AAK-ja, sot ma ka kthyer besimin e dhënë. Më ka nderuar me kandidaturën për deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit! Faleminderit!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë lidhur një koalicion parazgjedhor, ku me listë të përbashkët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 11 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat