Koalicionit parazgjedhor AAK e Nisma, nesër i bashkohet edhe një subjekt i ri

Aktuale

Koalicionit parazgjedhor AAK e Nisma, nesër i bashkohet edhe një subjekt i ri

Më: 14 maj 2017 Në ora: 21:21
Kreu i AAK-se, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nisma-s Fatmir Limaj

Koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA nesër pritet t'i shtohet edhe një subjekt i ri. Burime të Indeksonline bëjnë me dije se këtij koalicioni nga nesër pritet t'i shtohet edhe Balli Kombëtar Demokrat, i cili drejtohet nga Gazmend Islami.

Ky i fundit ishte sot i pranishëm në tubimin e AAK-së në Podujevë.

Në minutën e 38, mund të shihni përshëndetjen mes Haradinajt dhe Islami, ku dëgjohet kreu i AAK-së duke konfirmuar koalicionin dhe duke thënë “si e kemi nisë, ashtu edhe e kryejmë”.

Partitë në Kosovë kanë kohë deri të premten qe të lidhin marrëveshje parazgjedhore. Të gjitha partitë po negociojnë më Akr, PD dhe LB për t'i bindur qe të garojnë bashkë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat