5 vite burg për “dallavergjinjtë” e zgjedhjeve

Aktuale

5 vite burg për “dallavergjinjtë” e zgjedhjeve

Më: 15 maj 2017 Në ora: 10:36
Mbledhja e KQZ-së

(E plotësuar) - Të gjitha peronat që kundërligjshëm cenojnë ose ndikojnë tek ndonjë tjerët gjatë votimit në zgjedhjet e 11 qershorit, do të ballafaqohen me drejtësinë dhe mund të sanksionohen me burgim deri me 5 vite.

Kështu u tha në konferencën e përbashkët të drejtuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë, Këshillit Gjyqësor dhe PZAP,  lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve në Kosovë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se KQZ për çdo palë zgjedhje është kujdesur që personat të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore të mos përfshihen në administratën zgjedhore.

Daka: Bashkëpunimi me policinë dhe prokurorinë i domosdoshëm

“KQZ për çdo palë zgjedhje është kujdesur që personat të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore të mos përfshihen në administratën zgjedhore, pra, në Komisionin komunale të zgjedhjeve me këshillat e vendvotimeve apo në personel teknik. Po ashtu, ne si KQZ, i kemi raportuar të gjitha dyshimet e gjetura tek organet përkatëse, ne si KQZ, jemi të kënaqur për bashkëpunim dhe kemi pasur deri më tani me institucionet që në faza të ndryshme, puna e tyre ndërlidhet me procesin zgjedhor. Edhe memorandumi i nënshkrimit të cilin e kemi firmosur vitin e kaluar, vlerësoj se i shërben mbrojtjes dhe promovimit të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Aktualisht jemi në fazën e përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe në këtë drejtim ky bashkëpunim do të jetë i domosdoshëm edhe në këtë proces zgjedhor”, tha Daka.

Sipas saj, deri më tani përgatitjet janë duke shkuar sipas planit operacione. Ndërkohë, thotë se rritja e besueshmërish në procesin zgjedhor realizimi me integritet i procesit zgjedhor, ngritja e pjesëmarrës së votuesve në zgjedhje modernizim dhe efikasiteti i shërbimeve janë vetëm disa prej aspekteve të shumta për arritjen e të cilave mbetet i përkushtuar KQZ-ja.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se Prokuroria e Shtetit dhe prokuroritë përkatës i kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe janë të gatshme që të kenë rol më aktiv në ndjekjen dhe hetimin e veprave penale që cenojnë të drejtën e votimit gjatë procesit të zgjedhjeve.

Lumezi: Masa ndaj atyre që cenojnë procesin

“Të gjitha ata në çfarë mënyrë të kundërligjshme veprojnë me qëllim që të cenojnë apo pengojnë ose ndikojnë tek ndonjë person gjatë të drejtës për të votuar do të ballafaqohen me drejtësinë dhe mund të sanksionohen me burgim deri me 5 vite. Të gjithë ata që tentojnë të votojnë në emër të personit tjetër që tentojnë të votojnë edhe pse kanë votuar edhe një herë dhe të gjithë ata anëtar të komisioneve zgjedhore që keqpërdorin detyrën zyrtare gjatë zgjedhjeve do të tentojnë t’i falsifikojnë rezultatet e zgjedhjeve do të dënohen me dënim nga 3 deri në 5 vjet burgim nëse kjo vërtetohet gjatë procedurës hetimore... Dua të ju siguroj që gjatë fushatës zgjedhore procesit të votimit, numrit të votave nuk do të lejmë askënd të jetë viktimë e paragjykimeve, mirëpo drejtuesin nuk do ta braktisim për hirë të askujt”, tha Lumezi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se policia brenda mandatit të saj, veç kanë vlerësime të nevojshme të gjendjes për ofrimin e sigurisë.

Rexha: Jemi të gatshëm për ofrimin  sigurisë

“Në aspektin e angazhimit brenda mandatit ligjor veç kanë vlerësimet e nevojshme të gjendjes së përgjithshme të sigurisë në vend dhe gjendjes sipas specifikave të cilat kërkohen për realizimin e qëllimit të përgjithshëm të ofrimit të sigurisë, parandalimit dhe luftimit të veprimeve kundër ligjore”, tha Rexha.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se mbështetur në memorandumin e mirëkuptimit edhe KGJK do të marrë përgjegjësit dhe detyrat që sipas kushtetues dhe ligjeve dhe akteve të tjera.

Kryesuesja e panelit zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gyltene Sylejmani, tha se për zgjedhjet e kaluara ka treguar se bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në mes të këtyre akterëve ka vënë rezultate pozitive, duke shënuar suksese në parandalimin e shkeljeve dhe parregullsive zgjedhore dhe përmirësimin e zgjedhjeve në përgjithësi.

Daka po ashtu tha se rreth 1.8 milion persona janë të regjistruar si votues të regjistruar në regjistrin civil, aty janë të përfshirë edhe diaspora. Daka e pyetur se a do të dënohen partitë të cilat kanë filluar fushatën e parakohshme, tha se nuk ka bazë ligjore që pareshe dënim dhe as rregullore për pengimin e fushatës para elektorale.

Ndërsa Lumezi i pyetur se sa raste janë dënuar nga e kaluara persona të dyshuar për pengim gjatë zgjedhjeve të kaluara, ka thënë se ka pasur 108 kallëzime penale nga policia të cilat më pastaj janë proceduar në prokurori.

Në vitin 2014-të, tha se i kanë pasur 13 raste ku është ngritur aktakuza për shkake të keqpërdorimit të drejtës së votës.

KQZ: Ja sa mund të shpenzojnë partitë politike në fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar limitin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme në shumën afër 100 mijë euro.

Në këtë mbledhje të KQZ-së u bë e ditur se sipas regjistrit civil janë 1 milion e 885 mijë votues.

Miradije Mavriqi, drejtoreshë ekzekutive për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, tha se shuma e limituar për subjektet politike për shpenzim të fushatës është afër 100 mijë euro

Mavriqi: Shuma për shpenzim të fushatës është 942 mijë e 573 euro e 50 cent

“Në bazë të votuesve, ose në bazë të regjistrit civil që na është dorëzuar për votuesit e regjistruar të cilët janë 1 milion e 885 mijë e 147 votues të regjistruar dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, për një votues llogaritet 0.50 cent dhe shuma e limituar për subjektet politike për shpenzim të fushatës është 942 mijë e 573 euro e 50 cent”, bëri të ditur ajo.

Kurse, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se 942 mije e 753 euro është shuma më e lartë që një parti politike mund të shpenzojë për fushatë zgjedhore për këto zgjedhje.

Daka: 942 mijë e 753 euro është shuma më e lartë

“Në qoftë se jam e saktë 942 mijë e 753 euro është shuma më e lartë të cilën një subjekt politik mundet me shpenzua për fushatë zgjedhore për këto zgjedhje”, tha ajo.

Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i SKQZ-së, tha se në bazë të regjistrit civil numri i votuesve është 1 milion e 885 mijë e 147 votues.

Halimi: 1 milion e 885 mijë e 147 votues

“Me datën 12 maj ka pranuar ekstraktin e parë nga regjistri qendror, pra ekstraktin e parë të regjistrit civil nga agjencioni për regjistrimin civil që përmban personat mbi moshën 18 vjeçare, pra ata që kanë të drejtë që të votojnë dhe ata që i bëjnë 18 vjet në ditën e zgjedhjeve. Po ashtu, pas pranimit të këtij ekstrakti është duke u bërë caktimi i votuesve nëpër qendrat e votimit. Sa i përket numrit të votuesve tash është 1 milion e 885 mijë e 147 votues, por sa i takon dimensionit të votimit jashtë Kosovës si fazë konform planit operatcional fillon sot me 15 maj dhe përfundon me datën 22 maj”, tha ai.

Në këtë mbledhje të KQZ-së, është bërë e ditur se është miratuar partia “Partija Kosovskih SRBA-PKS”. Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi, tha se është mirë që kjo parti ka respektuar rekomandimet e KQZ-së dhe e ka ndërruar emrin dhe ka ndryshuar logon.

Gjoshi: Shumë mirë që kjo parti politike i ka respektuar rekomandimet e KQZ

“Sa i përket vërejtjeve më vjen shumë mirë që kjo parti politike i ka respektuar rekomandimet e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe e ka ndërruar emrin dhe ka ndryshuar logon. Mbi të gjitha çka më vjen mirë, unë kam parë zotimet e saj brenda statutit që ai do të njehë rregullat dhe ligjet e Republikës së Kosovës që kjo është me shumë rëndësi, edhe për integrimin e kësaj pjese të komunitetit në Kosovë”, tha ai.

Miradije Mavriqi, drejtoreshë ekzekutive për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, tha se me nenet e legjislacionit që kanë nuk kanë parë ndonjë gjë që do të ishte në kundërshtim me këto nene.

Mavriqi: Me nenet e legjislacionit që i kemi zyra nuk ka parë ndonjë prioritet

“Me nenet e legjislacionit që i kemi zyra nuk ka parë ndonjë prioritet që do të kishte me ndodh, ose diçka si emër i veçantë, sepse nuk është irritues, nuk përfaqëson emri që kish me simbolizua kundër ndonjë partie tjetër apo individi. Kështu që zyra është bazuar në këto nene të atij ligji”, tha ajo.

Kurse, Iir Gashi, anëtarë i KQZ-së, tha se e mira është se kjo parti po regjistrohet në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Gashi: Kjo parti po regjistrohet në përputhshmëri me ligjet e republikës së Kosovës

“E mira është që kjo parti po regjistrohet në përputhshmëri me ligjet e republikës së Kosovës dhe ka marrë parasysh rekomandimet tona si institucion, ka bërë ndryshimet e nevojshme. Kështu që unë jam pro që të miratohet duke qenë ne të vetëdijshëm që vazhdimisht do ti përcjellim se sa do të jenë të zbatueshme këto programe, këto statute të partive politike”, tha ai.

Kurse, Besnik Buzhala, nga zyra për votues nga diaspora, tha se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë vendit fillon sot dhe do të zgjasë deri më 22 maj.

Buzhala: Fillon sot me datën 15 dhe do të përfundoj me datën 22 maj

“Fillon sot me datën 15 dhe do të përfundoj me datën 22 maj 2017, ne lidhur me përgatitjet për periudhën e aplikimit për regjistrim i kemi publikuar pikat shpërndarëse që janë diku rreth 169, ku në këto pika shpërndarëse bëjnë pjesë edhe ambasadat e Republikës së Kosovës dhe personat kontaktues të subjekteve politike që janë të regjistruara në Republikën e Kosovës. Deri tash diku na kanë ardhur 100 kërkesa për aplikim të cilat do të thotë kemi filluar me i procesuar dhe në të njëjtën kohë me i njoftua votuesit për statusin e tyre të aplikimit”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme kanë ardhur pas prishjes së koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së.

KQZ i cakton subjekteve politike limitin e shpenzimeve në fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar limitin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme, në shumën prej 942, 573.5 euro.

KQZ në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar edhe regjistrimin e Partisë Kosovskih SRBA-PKS.

Miradije Mavriqi nga ZRPP-ja, ka thënë se emri i kësaj partie nuk është emër ngacmues dhe është më përputhshmëri me rregullat.

Ndërkohë, anëtarët e KQZ-së e kanë mirëpritur regjistrimin e kësaj partie në përputhje me ligjet e Kosovës, por kanë propozuar që nëse ka gabime të jepet afat për përmirësim.

Me votën e anëtarëve të KQZ-së, PSK u regjistrua si parti, kryetari i së cilës është Aleksandër Jabllqnoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat