Rahoveci dhe MMPH me marrëveshje për bashkëfinancimin e projekteve për rregullimin e shtretërve të lumenjve

Aktuale

Rahoveci dhe MMPH me marrëveshje për bashkëfinancimin e projekteve për rregullimin e shtretërve të lumenjve

Më: 15 maj 2017 Në ora: 13:55
Idriz Vehapi dhe Ferat Shala

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Ferat Shala, ministër i Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projekteve për rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Obligimet e ministrisë së MMPH-se është që të cakton një zyrtar monitorues lidhur me këtë projekt, i cili monitoron projektin  nga fillimi deri në përfundim të kontratës dhe në momentin kur i vëren parregullsitë apo defektet gjatë realizimit të kontratës njofton menaxhmentin e MMPH-së, bën të ditur Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi për media.

Ndërsa Komuna e Rahovecit është e obliguar që t’i krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit të rregullimit të lumenjve për operatorin ekonomik, të ndërmerr të gjitha masat që kontraktuesi pa pengesa të filloj implementimin (furnizimin) e projektit me kohë si dhe të siguroj specifikacionin teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat