Veliu: Kandidati për kryeministër do të jetë nga radhët e LDK-së

Aktuale

Veliu: Kandidati për kryeministër do të jetë nga radhët e LDK-së

Më: 15 maj 2017 Në ora: 14:06
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se ende nuk ka vendim sa i përket kandidatit të kësaj partie për kryeministër, por ka thënë se kandidat do të jetë një njeri i LDK-së, duke hedhur poshtë pretendimet se kjo parti do të del me ndonjë kandidat nga shoqëria civile.

I pyetur nga mediat se a gjasa që LDK ta nominojë për kryeministër ndonjë ardhje të re nga shoqëria civile, Veliu ka thënë se kandidati do të jetë nga LDK-ja

“Nuk mund të them se çfarë gjasash ka. Por mund të them se kandidati për kryeministër do të jetë nga Lidhja Demokratike”, ka thënë Veliu.

Kurse sa i përket koalicioneve, ai ka thënë se ende janë në biseda me disa subjekte tjera politike.

“Për koalicione parazgjedhore jemi në biseda, por ka kohë edhe pak”, ka shtuar Veliu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat