Aliu: Bajram Gecaj si Dardan Molliqaj!

Aktuale

Aliu: Bajram Gecaj si Dardan Molliqaj!

Më: 15 maj 2017 Në ora: 14:37
Bajram Gecaj - Dardan Molliqaj

Lulzim Aliu, këshilltar politik i zëvendëskryemisnitërit, Hajredin Kuqit e ka krahasuar Bajram Gecajn e LDK-së  me Dardan Molliqajn e Vetëvendosjes.

Aliu përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se Bajram Gecaj, këshilltari i kreyminsitrit dikur i quante banda të kuqe të rebeluarit, ndërsa sot dëshiron t’i udhëheq ata.

Ky është shkrimi i plotë i Lulzim Aliut:

Bajram Gecaj si Dardan Molliqaj!

Bajrami paska bërë ftesë publike që të bllokohet aktiviteti politik i PDK-së!

E paska quajtur Kadri Veselin edhe të pabesë!

Interesant!

Nuk e di, a është kjo një përpjekje e zbehtë e tij për të imituar Dardan Molliqajn e VV-së, apo është fytyra e vërtetë e tij?!

Dikur e shante dhe e akuzonte atë, sot po provon të bëhet si ai.

Dikur i quante banda të kuqe të rebeluarit, sot do që t’i udhëheq ata.

Është kjo pafytyrësia apo shumëfytyrësia e tij ?!

Jo rastëshit kanë thënë, nëse do ta shohësh fytyrën e vërtetë të dikujt, preke në interes!

Kështu kanë thënë dikur, e thonë edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat