Edhe një aderim në PDK

Aktuale

Edhe një aderim në PDK

Më: 15 maj 2017 Në ora: 15:25
Kadri Veseli dhe Fiton Peja

Fiton Peja, një ndërmarrës i ri dhe shumë i suksesshëm i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.

Aderimi i tij në PDK u bë publik sot nga vet kryetari i partisë, Kadri Veseli. 

Peja ka themeluar kompaninë 'Kujtesa' dhe rrjetin e fitnesit 'Five Stars'. 

“Kam nderin ta prezantoj anëtarin më të ri të ekipit tonë për një Fillim të Ri. Pata bisedë të ngrohtë me Fiton Pejën, një ndërmarrës të shkëlqyer kosovar. Ai tashmë ka themeluar disa biznese ku punëson mbi 600 qytetarë - nga sektori i telekomit e deri tek industria e sportit. Kjo është fuqia e Kosovës - burra dhe gra që po ecin përpara me ide dhe energji të reja. #FillimiRi me ndërmarrësit e rinj, sjell investime te fuqishme ne fabrikat për shtimin e kapaciteteve tona prodhuese. #FillimiRI”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ndryshe, Kadri Veseli javën e kaluar ka prezantuar në PDK edhe gazetaren Arbana Xharra, si anëtare të re të partisë. Aderimi i saj në politikë përmes PDK'së është përcjellë me reagime nga më të ndryshmet në media e rrjete sociale, deri në sulm fizik ndaj saj, të premten. 

PDK ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve, sa janë në përgatitje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 Qershorit, në parti do të aderojnë edhe personalitet tjera nga fusha të ndryshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat