Kryeministri Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Klaiqit: I nderuar që e njoha

Aktuale

Kryeministri Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Klaiqit: I nderuar që e njoha

Nga: B.S Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:01
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ganimet Klaiqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka lavdëruar Klaiqin, duke thënë se e ka pasur nderin që ta njohë dhe të bisedojë me të, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të respektuar Ganimet Klaiqi.
Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës.
I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime. 
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi. 
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat