Milaim Zeka i bashkohet Nismës, kandidat për deputet?

Aktuale

Milaim Zeka i bashkohet Nismës, kandidat për deputet?

Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:19
Milaim Zeka

Milaim Zeka ka aderuar sot në subjektin politik Nismës që drejtohet nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Siç merr vesh Express, Zeka i është bashkuar këtij subjekti për faktin që ai është i afërt me Jakup Krasniqin, i cili mban një nga postet kryesore brenda këtij subjekti.

Po ashtu, media merr vesh se Zeka do të jetë në listë për deputet. 

Nisma do të garojë në një listë zgjedhore me AAK-në. Dy subjektet kishin nënshkruar marrëveshje muaj më parë, ndërkohë që bashkëpunimi i tyre kishte filluar në kohën kur këto subjekte organizonin protesta kundër Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat