Avdullah Hoti kandidat i LDK'së për Kryeministër

Aktuale

Avdullah Hoti kandidat i LDK'së për Kryeministër

Nga: B.S Më: 15 maj 2017 Në ora: 21:53
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti është kandidat për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Teksa afati për deklarimin e koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfundon nesër, LDK ka vendosur për kandidatin për Kryeministër, transmetojne mediat vendore.

Media merr vesh se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka vendosur që Ministri i Financave, Avdullah Hoti të jetë kandidat i LDK'së për Kryeministër.

Në bazë të burimeve të gazetës “Bota sot”, Avdullah Hoti e ka përkrahjen e kryetarit Isa Mustafa për kandidat për Kryeministër, por kjo pritet të vendoset në kryesi. Kryesia ia dërgon pastaj këshillit dhe më pas zyrtarizohet. Pritet të shihet nëse Këshilli i Përgjithshëm do ta përkrah Avdullah Hotin që ai të jetë kandidat për kryeministër.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë koalicion parazgjedhor.

Kryeministri  Isa Mustafa ditë më parë tregoi se ai nuk do të garojë për postin e Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat