Daka mendon se çështja e OJQ-së u ngrit më shumë se që duhej

Aktuale

Daka mendon se çështja e OJQ-së u ngrit më shumë se që duhej

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 23:45
Kryetarja e Këshillit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka

Kryetarja e Këshillit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, mendon se është ngritur më shumë se që duhet çështja e kallëzimit penal që është bërë ndaj Insitutit Rajonal për Demokraci.

“E gjithë vëmendja e qytetarëve është drejtuar tek një OJQ, tek e fundit ata janë vëzhgues”, tha ajo në Ballë për ballë.

“Të flasim drejtë, sa ka OJQ në Kosovë edhe ku anëtarët e saj ndoshta janë anëtarë të subjekteve politike?”

“Ne si KQZ i vlerësojmë kushtet ligjore se a i plotëson një OJQ të akreditohet si vëzhgues dhe se anëtarët e saj a mund të jenë të akredituar”, tha ajo.

“Ne i kemi vlerësuar këto kushte dhe në bazë të këtyre kushteve ajo OJQ ka qenë krejt në rregull me letra, dhe ne nuk kemi pasur rrugëdalje pos që t’i akreditojmë”.

Ajo konsideron se nuk ka se çka të hetohet pos nëse ata kanë ndërmarrë ndonjë veprim që bie ndesh me rregullat e vëzhgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat