Daka: Pothuasje e pamundur të bëhen manipulime në QNR

Aktuale

Daka: Pothuasje e pamundur të bëhen manipulime në QNR

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 23:46
Kryetarja e Komisionit Gjyqësor, Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Gjyqësor, Valdete Daka, e lavdëroi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe shpjegoi se është pothuajse e pamundur që të bëhen manipulime në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ajo foli për një vlerësim gjithëpërfshirës si dhe pohoi se zgjedhjet kanë shkuar në një frymë jashtëzakonisht të mirë dhe se kanë qenë të qeta.

“Zgjedhjet kanë kaluar në një frymë jashtëzakonisht të mirë”.

Sipas saj, këto kanë qenë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonëse ishin organizuar në një afat të shkurtë.

Ajo foli edhe për numërimin e votave, për të cilin tha se është bërë mbrëmë, porse pengesat teknikenë ueb-faqen e KQZ-së kishin bërë që KQZ të mos arrrijë t’i transmetojë të gjitha rezultatet ashtu siç kishte planifikuar.

“Kjo është e vetmja njollë në ditën e zgjedhjeve”, tha Daka duke iu referuar këtyre pengesave.

Megjithatë, ajo tha se sot i kanë të gjtiah rezultatet, gati 100%.

Ajo tha se votat me kusht, votat e diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta, do të numërohen pasi të kryhen të gjitha procedurat, me ç’rast do t’i bashkohen rezultatit përfundimtar, dhe se vetëm atëherë do ta kenë numrin e saktë të përqindjeve të deputetëve.

Megjithatë, Daka bëri të ditur se do të shkojë pak kohë për këto rezultate.

Sa i përket keqpërdorimit të votave, Daka siguroi se në Qendrë e Numërimit dhe Rezultateve gjithçka ndodh nën syrin e të pranishmëve që janë aty, dhe bëri të ditur se ka kamera që e incizojnë tërë procesin.

“Kam bërë thirrje edhe tek omosionerët që të mos e prekin votën e kandidatëve”, tha Daka, duke e konsideruar njësoj të rëndësishme si votën e partisë.

Madje ajo tha se këtë e kanë bërë duke i urdhëruar e “kërcënuar” komisionerët se për shkelje eventuale do të ndiqen penalisht, dhe madje duke i shtyrë të nënshkruajnë një kod të mirësjelljes.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është pothuajse e pamundur të bëhet manipulim”, tha Daka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat