“Presidenti mund t’i jap mandatin partisë së dytë”

Aktuale

“Presidenti mund t’i jap mandatin partisë së dytë”

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 23:54
Lëvizja Vetëvendosje

Analisti politik Donik Sallova e shpjegon mënyret e marrjes së mandatarit për të udhëhequr me Qeverinë. Ai i sheh dy lloje se si mund të veprojë Presidenti.

“Herën e parë do t’a jap partisë më të madhe në vend, pra koalicionit PAN atëherë emëron kandidatin sipas procedurës. Në anën tjetër nëse nuk i garanton këto vota, atëherë presidenti do ti jap koalicionit të dytë që ta marrë mandatin, me kërkesë që të shkojë dhe ti dorëzojë kërkesën që i ka 60 nënshkrime”, ka thënë Sallova.

Për këtë, sipas tij duhet ta garantojë që kandidati i ka votat e mjaftueshme.

Ndërkaq drejtori i informacionit ka thënë se “Skenderaj po vazhdon të përkrah familjen Lushtaku”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat