Daka thotë se duhet pritur edhe 3 javë për rezultate përfundimtare

Aktuale

Daka thotë se duhet pritur edhe 3 javë për rezultate përfundimtare

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 08:40
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit do të behet pas auditimit të të gjitha kutive të votimit, numrit të votave me kusht dhe votave me postë si dhe shqyrtimit të të gjitha ankesave.

“Rezultatet përfundimtare nuk do të dalin shumë shpejt, pasi që ka shumë procedura që duhet të kryhen dhe të cilat zgjasin së paku tri javë”, ka thënë Daka.

Ajo ka shtuar se votat janë numëruar qysh mbrëmë dhe se “për shkak të problemeve teknike që kanë pasur me faqen zyrtare, nuk janë futur ende në sistem”.

Daka ka konfirmuar se koalicioni PAN radhitet i pari, Vetëvendosje e dyta dhe LDK-AKR-Alternativa e treta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat