Lunaçek jep një lajm të madh për Kosovën

Aktuale

Lunaçek jep një lajm të madh për Kosovën

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 09:21
Ulrike Lunaçek

Parlamenti Evropian do të miratojë sot, në Strasbourg, raportin e raportueses për Kosovë, Ulrike Lunaçek, për përparimin e Kosovës drejt BE.

Këtë e ka konfirmuar për media vetë Lunaçek, njëherit edhe nënkryetare e Parlamentit Evropian.

“Ky votim do të dërgojë edhe njëherë një sinjal të fortë se e ardhmja e një Kosove të pavarur qëndron në Bashkimin Evropian,” shprehet Lunaçek.

Sipas saj, partitë dhe politikanët e Kosovës janë të nxitur që t’i përgjigjen këtij sinjali nga pala e PE në një mënyrë konstruktive dhe frymës evropiane.

Raporti do të shqyrtohet në mbërmjen e të martës, dhe para raportit për Kosovë, do të shqyrtohet edhe raporti për Serbinë i eurodeputetit David McALLISTER.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat