Sejdiu: Vetëvendosje është e gatshme të qeverisë me vendin

Aktuale

Sejdiu: Vetëvendosje është e gatshme të qeverisë me vendin

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 10:14
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, në një intervistë për media ka thënë se është koha e ndryshimit për të cilën qytetarët kanë vendos në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të kuptohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që është në diskrecion me Presidentin.

Ai po ashtu tha se Vetëvendosje është e gatshme që të qeverisë me vendin.

“Republika ka vendos, vullneti i qytetarëve është i qartë dhe Vetëvendosje është e gatshme. Qeveria duhet të formohet  me ata që ka votu populli. Ambasadori Delawie, ka qenë i qartë duke thënë se kushdo që i ka numrat mund të formojë qeverinë”, ka thënë Sejdiu.

I pyetur për zgjedhjet lokale, ai tha se tashmë është e qartë që VV do të qeverisë me shumicën e komunave në gjithë Kosovën.

“Në shumë komuna jemi mbi  40 për qind. VV është forca politike. Do të kandidojmë me kandidat që kanë politikën tonë. Jemi të bindur që prej kësaj fitore do të ecim nëpër binarët tonë”, tha tutje ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat