Muhamet Mustafa largohet nga politika

Aktuale

Muhamet Mustafa largohet nga politika

Nga: B.S Më: 13 qershor 2017 Në ora: 11:19
Ish deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa

Ish deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka njoftuar se po largohet nga politika dhe aktivitetet në institucione.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ka tre projekte për të ardhmen dhe se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit edhe nëse e fiton mandatin si deputet, përcjell Bota sot.

Mustafa ka shtuar se nuk do ti kursejë këshillat dhe mendimet e tij për vendin, nëse një gjë e tillë i kërkohet.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

VOTUESVE TE MIJ TE CMUAR

Po u drejtohem me këtë porosi të sinqertë siç jam munduar të bej në secilin komunikim me ju duke përfshirë edhe diskutimet dhe intervenimet e mia përgjatë dy mandatve të kaluara në Kuvend.
Jam i lumtur që procesi zgjedhur , marrë në përgjithsi, u zhvillua mirë dhe mbrenda standardeve deri në këtë fazë, sa i perktë rangimit të forcave politike. Kemi dhënë një mesazh të mirë sidomos tek partnerët tanë e që ka rëndësi për përmirësimin e imazhit të vendit dhe forcimit të pozitës së tij ndërkombëtare. 
Jam poashtu i lumtur që një përvojë e imja dhe një bagazh i studimeve përgjatë disa dekadave ka gjetë mundësinë që të dëshmohet në Kuvend për dy mandate, për faktin se rekomandimet tona të kahershme kanë gjetë zbatimin në disa nga masat e politikve ekonomike që aprovoi Qeveria në largim, veçanrisht në fushën e politikave tatimore të favorshme për investitorë dhe prodhuesit vendorë , duke përfshirë këtu edhe sherbimet. Këtu duhet përfshirë edhe Ligjin mbi Trepçen, Ligjin mbi investimet strategjike , një serë ligjesh për energjinë, për trafikun, për stdardizimin dhe Ligjin mbi pronën industrial dhe intelektuale. Gjithashtu, nëpëmjet Komisionit kontribuam në prezentimin e mirë të Kuvendit në marrdhëniet ndërkombëtare , duke kryer rolin e rapoprtuesit në SEECP dhe Kryesuesit në Parlamentin e Komunitetit Europian të Enrgjisë. Ky përbën edhe një satisfakcion për mua gjatë punës në udhëheqjen e Komisionit të Kuvendit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, industri dhe tregti . 
Gjatë aktivitetit parazgjedhor kam mundur të vërej se përkrahja për mua si kanditat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, gjatë komunikimit me votues, ka qenë inspiruese. Megjithatë, disa rezultate që kam marrë në disa degë të Prishtinës tregojnë një rënie të perkrahjes në krahasim me zgjedhjte e kaluara e edhe ato të vitit 2010. Sigurisht këtu shkakun duhet kërkaur në gabimet e mia. Ndaj pa marrë parasysh se a do të kem mjaft vota për të marrë serish pozitën e depuetit apo jo, kam vendosur të tërhiqem nga aktiviteti i drejtpërdrejtë politik në institucione.
Kam vendosur që në vitet që vijnë, aq sa do të kem shendetin dhe mundësitë tu përkushtohem tri projekteve :
• Punës në Riinvest , në thellimin e studimeve lidhur me çështjet kyçe të zhvillimit ekonomik, politikave zhvillimore e makroekonomike, për të forcuar rolin e Riinevstit si një organizatë kërkimore, avokuse si një think tank i pavuarur.
• Konsolidimin e Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike që e patëm themeluar në nëntor të vitit 2012 me disa kolegë nga Tirana e Maqedonia, por që për shkak të punës sime në Kuvend ka mbetur pezull.
• Do të mbeshtes themelimin e një Klubi apo Ascociacioni të Prishtinalive, të cilët me dekada janë margjinalizuar
Gjithashtu, me duhet të përkushtohem edhe në çështjet rreth familjes e familajrëve që pa të drejtë I kam lënë anash.
Sikurse edhe deri tash do të jem në disponim të institucioneve të Kosovës për të dhënë mendimin dhe këshillen time kurdo që kërkohet, pa marrë parasysh formacionet politike që do ti udhëheqin.
I falenderoj të gjithë votuesit e mij dhe shpersoj shumë që do të me mirëkuptojnë!
I juaji,
Muhamet Mustafa./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat