Behgjet Pacolli flet për takimin me Albin Kurtin

Aktuale

Behgjet Pacolli flet për takimin me Albin Kurtin

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 11:35
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, sapo ka përfunduar një takim me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Në një prononcim, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se takimi me kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka qenë i rastësishëm. Thotë se nuk kanë biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm me të.

“...u takuam rastësisht. Nuk biseduam diçka specifike. Lidhur me koalicionet e mundshme me VV’në, është herët që të diskutojmë. T’i presim njëherë rezultatet”, ka thënë Pacolli. Javë më parë Kurti dhe Pacolli kishin pranuar të kenë biseduar për një koalicion të mundshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat