Media zvicerane: Nga roje sigurimi në kryeministër të ri?

Aktuale

Media zvicerane: Nga roje sigurimi në kryeministër të ri?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 qershor 2017 Në ora: 13:35
Ramush Hardinaj dhe Kadri Veseli

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë kanë një emërtim të përbashkët: tre partitë e aleancës kanë qenë liderë të UÇK. Dy prej kryeministrave të mundshëm kanë qenë të njohur si refugjatë në Zvicër, shkruan fillimisht media më e klikuar zvicerane “Blick”. Me dy liderët ajo kujton Ramush Haradinaj dhe Kadri Veselin, të cilët mund të marrin përsëri pushtetin në vendin e vogël ballkanik.

“Haradinaj dhe Veseli njihen si “zviceranë” për shkak se u larguan në vitet 90-të nga serbët në Zvicër. Nga këtu organizuan luftën për pavarësi sëbashku me presidentin Hashim Thaçi, me të cilin tani i kanë marrëdhëniet e ftohta,” përcjell botasot.info. “Haradinaj i AAK, Veseli i PDK dhe Fatmir Limaj i Nisma vlejnë si heronj të luftës për pavarësi, ndërsa aty ata janë të ngatërruar gjithashtu me krime.”

Ky pretendim i medias zvicerane mbështetet te raporti i Dick Marty, ku akuzohet direkt Veseli që gjatë 1999 është marrë me trafikimin e organeve njerëzore dhe vrasjen e kundërshtarëve. Gjithashtu nga shërbimi sekret gjerman BND në 2005 Veseli njihet si figura më e rëndësishme e krimit të organizuar në Kosovë, ndërsa dokumentat e NATO e nxjerin atë përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotike dhe vrasës, përcjell botasot.info.

Përndryshe Kadri Veseli përkundër që ka pasur funkcion në qeverinë e Kosovës, deri në 2011 ka pasur vizën C zvicerane.

Nga roje sigurimi në kryeministër të ri?

Ramush Haradinaj kandidoi si kryeministër në kuadër të aleancës PAN. Gjithashtu edhe ai akuzohet për krime lufte, i cili gjatë kohës së qëndrimit në Zvicër kishte punuar si roje sigurimi në një diskotekë nate në Lausanne. Bile ai një kohë të gjatë qëndroi në paraburgimin e Tribunalit të Hagës, por aktpadia u pezullua për shkak se dëshmitarët gjatë asaj kohe për arsye të dyshimta vdiqën ose u gjetën të vdekur.

Nga të njëjtat dyshime janë ngritur procese hetimore edhe kundër Fatmir Limaj. Ndaj tij rëndojnë dy akuza për shkak të korrupcionit dhe krimit të organizuar.

Në fund media zvicerane shkruan se për BE-në kjo fitore e tre ish komandantëve nuk është lajm i mirë, pasi tre partitë radikale mund të abrogojnë marrëveshjen e arritur mes Kosovës së banuar thuajse tërësisht me shqiptarë dhe Serbisë. Kjo marrëveshje u arrit pas përpjekjeve të shumta të Brukselit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat