Ambasada britanike: Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë shumë paqësore

Aktuale

Ambasada britanike: Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë shumë paqësore

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 17:17
Ambasadori britanik Ruairi O'Connell

Ambasada britanike në Prishtinë ka mirëpritur raportin preliminar të Misionit Vëzhgues të BE-së dhe konkluzionet e tij dhe është shprehur e kënaqur që zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë shumë paqësore.

Njëherësh ambasada britanike konsideron se një demokraci e fortë dhe një sistem i shëndoshë zgjedhor është jetik për përparimin e Kosovës.

“Jemi të kënaqur që zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë shumë paqësore dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës ishin në gjendje të shprehnin vullnetin e tyre demokratik përmes votës. Gjithashtu, përgëzojmë shoqërinë civile për rolin e saj të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë që raporti preliminar vë në dukje një numër shqetësimesh përfshirë edhe frikësimin e votuesve serbë të Kosovës, votimin jashtë Kosovës si dhe listat e pasakta të votuesve, Ambasada britanike shpreson se autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin veprime ndaj atyre që janë përfshirë në frikësime apo keqpërdorime zgjedhore dhe të punojnë pa humbur kohë për të adresuar dobësitë e identifikuara në sistemin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat