Ja kandidatët më të votuar në Gjilan të LDK-AKR, rezultat zhgënjyes për Avdullah Hotin, Sabri Hamitin e Ramiz Kelmendin

Aktuale

Ja kandidatët më të votuar në Gjilan të LDK-AKR, rezultat zhgënjyes për Avdullah Hotin, Sabri Hamitin e Ramiz Kelmendin

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 18:21
Koalicioni LDK-AKR

Koalicioni LDK-AKR është renditur subjekt i dytë politik në Gjilan në zgjedhjet e 11 qershorit, duke marrë 27.58% apo 11 324 vota.

Media ka arritur të siguroj votat e kandidatëve më të votuar në Gjilan të koalicionit LDK-AKR, ku bartësi i listës dhe kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, është renditur befasisht në vendin e tretë, duke marrë vetëm 4425 vota.

Burime të mediave nga LDK-ja tregojnë se Lirije Kajtazi ka 4626 vota, ndërsa ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka 4429 vota.

Për të keq ka befasuar Sabri Hamiti, i cili i ka vetëm 135 vota, ku afër tij është edhe Ramiz Kelmendi me 385 vota.

Ja lista e deputetëve:

Lirie Kajtazi 4626

Imet Rrahmani 4429

Avdullah Hoti 4425

Isa Agushi 3260

Vjosa Osmani 2578

Bajrush Ymeri 2478

Behgjet Pacolli 1850

Labinota Demi 1837

Lumir Abdixhiku 1308

Shaip Surdullu 897

Anton Quni 842

Ismet Hajdini  715

Lutfi Zharku 508

Ramiz Kelmendi 385

Sabri Hamiti 135

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat