Kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit, këto janë arsyet pse duhet të largohet nga PDK

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit, këto janë arsyet pse duhet të largohet nga PDK

Nga: P.R Më: 13 qershor 2017 Në ora: 19:02
Kadri Veseli

Imer Mushkolaj, analist dhe njohës i zhvillimeve politike në vend, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se kryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Mushkolaj ka përmendur një sërë arsye, që sipas tij Veseli duhet të largohet.

 “I premtoi elektoratit se do të bëhet kryeministër, por e mashtroi duke ia dhënë mundësinë dikujt tjetër. Premtoi fitore të thellë, por humbi dhjetëra-mijëra vota. Prishi koalicionin për interesa të veta dhe dështoi keq. Kadri Veseli është përgjegjësi kryesor për katandisjen e PDK’së. Kadri Veseli duhet të jep dorëheqje”, ka shkruar Mushkolaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat