BE: Presim formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë

Aktuale

BE: Presim formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 20:07
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka shfaqur sot pritjet se pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë shumë shpejt do të formohet qeveria, në mënyrë që puna e rëndësishme të përparojë pa shtyrje të mëtejme.

“Presim nga të gjithë politikanët që pas përfundimit të procesit zgjedhor të sigurojnë formimin e shpejtë të qeverisë, në mënyrë që puna e ndërlidhur për zhvillimin ekonomik, promovimin e sundimit të ligjit, dialogut me Beogradin me ndërmjetësimin e BE-së dhe liberalizimit të vizave, të përparojë pa shtyrje të mëtejme”, ka njoftuar zëdhënësja Maja Kocijançiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat