Andin Ukshin Hoti bëhet deputet, fitoren ia dedikon babait

Aktuale

Andin Ukshin Hoti bëhet deputet, fitoren ia dedikon babait

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 21:33
Andin Ukshin Hoti

Djali i Ukshin Hotit, Andini, ka marrë besimin majftueshëm të qytetarëve që të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës, si pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Të paktën kështu ka bërë të ditur vetë Andini në llogarinë e tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë!

Në Zgjedhjet Parlamentare të së dielës kam marrë besimin Tuaj që t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës. Siç e kam thënë disa herë gjatë fushatës, Besimi Juaj është Përgjegjësi për mua, është motiv për të vazhduar i palëkundur në rrugën që kam nisur.

Familjarë të Dëshmorëve e të rënëve për Liri, Invalidë të Luftës, Veteranë, miq e dashamirë të Familjes, të Babait, shokë e shoqe të miat, të rinj e të reja në mbarë vendin, Familjarë të mi, Nëna ime e dashur, Rini Demokratike, Lideri i PDK-së, z. Kadri Veseli, ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen e fuqishme që më keni dhënë.

Me këtë rast, dëshiroj të ritheksoj se angazhimi im politik do të udhëhiqet nga fryma e idealeve për Kosovën demokratike dhe të zhvilluar, nga vizioni për Kosovën Evropiane dhe integrimin e saj Euro-Atlantik, nga nevoja për shpresën dhe perspektivën e të rinjve në vendin tonë.

Më lejoni që këtë fitore t’ia dedikoj Babait tim, Ukshin Hotit, i cili do të mbetet gjithmonë Udhërrëfyesi im shpirtëror.

Ju faleminderit!

Juaji,

Andini

#FillimiRi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat