Hoxhaj: PDK vazhdon të fitojë që nga 2007

Aktuale

Hoxhaj: PDK vazhdon të fitojë që nga 2007

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 21:59
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK mbetet partia më e madhe dhe më e fuqishme në vend.

Hoxhaj ka theksuar se beteja reale në këto zgjedhje ka qenë për vendin e dytë, dhe se këtë e dëshmon edhe dallimi i vogël në numra mes partisë së dytë dhe të tretë.

Hoxhaj ka theksuar se PDK si parti ka shënuar rritje në këto zgjedhje dhe se mbetet partia e parë në vend. Ai theksoi se PDK vazhdon të fitojë që nga viti 2007 e tutje dhe se është partia e vetme që ka qenë në gjendje të marrë vendime të mëdha, duke filluar nga shpallja e pavarësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat