Smaka: Sipas Kushtetutës, LVV nuk mund të formojë Qeverinë

Aktuale

Smaka: Sipas Kushtetutës, LVV nuk mund të formojë Qeverinë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 22:32
Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka, në emisionin “Fakt Plus, ka treguar se si mund të formohet Qeveria në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas tij, Kushtetua nuk e lejon që të formojë Qeverinë,  partia e dytë më e votuar, por vetëm e para.

“Nëse kandidati nga PAN nuk do të arrinte që të merrte votat për formimin e Qeverisë, atëherë presidenti i vendit Hashim Thaçi do të duhej të angazhonte një person tjetër nga PAN-i, në konformitet me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Smaka në emisionin “Fakt Plus”.

Ai shtoi se nëse as në këtë rast nuk mund të gjendet zgjidhje, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të duhet të shpallte zgjedhje të tjera.

Smaka shtoi se numri i votuesve nuk është i kënaqshëm gjë që sipas tij, bën që këto zgjedhje të mos jenë shumë të vërteta, pasi që as 50 përqind i qytetarëve nuk kanë votuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat