Pallaska: Edhe partia e dytë mund të krijojë Qeverinë

Aktuale

Pallaska: Edhe partia e dytë mund të krijojë Qeverinë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 22:57
Dastid Pallaska

Analisti, Dastid Pallaska ka thënë se nëse partitë pajtohet për të formuar Qeverinë atëherë as ligji nuk mund t’i pengojë.

Pallaska tha se ai beson se në Kosovë ekziston një mirëkuptim që edhe partia e dytë e dalur nga zgjedhjet në vend mund të formojë Qeverinë pasi që është edhe një zgjidhje kushtetuese. Pallaska tha se edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja ato nuk mund të prodhojë rezultat ndryshe nga ky i fundit.

Analisti në fund tha se tha se zgjidhja më e mirë është që partisë së dytë t’i jepet mundësia për krijimin e Qeverisë dhe se atë zgjidhje, Pallaska tha së dëshiron ta shikon të shkruar edhe në Kushtetutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat