Hasani: NISMA është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve

Aktuale

Hasani: NISMA është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 23:16
Bajram Hasani

Kandidati për deputetë nga NISMA për Kosovën, njëherësh anëtarë i kryesisë së kësaj partie Bajram Hasani ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e fundit. Ai ka vlerësuar se NISMA është një prej fituesve më të mëdhenj të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë besimin e dhënë do ta kthejnë në punë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që më dhanë votën dhe besuan tek unë dhe NISMA për Kosovën.  Ne ende jemi në pritje të rezultateve, por pavarësisht rezultateve individuale  dua të ju falënderoj secilin prej jush veç e veç për mbështetjen që ma dhatë.  Një gjë është shumë e sigurt, NISMA për Kosovën është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Ju garantojmë se besimin që na e keni dhënë do ta kthejmë në punë  në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Ky është postimi i plotë i Hasanit:

Të dashur miq, aktivistë të NISMA për Kosovën, dhe të gjithë  ju që më keni qëndruar afër dhe e keni mbështetur kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Kosovës .  Dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që më dhanë votën dhe besuan tek unë dhe NISMA për Kosovën.  Ne ende jemi në pritje të rezultateve, por pavarësisht rezultateve individuale  dua të ju falënderoj secilin prej jush veç e veç për mbështetjen që ma dhatë.  Një gjë është shumë e sigurt, NISMA për Kosovën është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Ju garantojmë se besimin që na e keni dhënë do ta kthejmë në punë  në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Falënderime nga zemra për të gjithë ju miq, që keni qenë pjesë aktive dhe e pazëvendësueshme e të gjithë aktivitetit tim.

Mirënjohje të pafundme për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat