Qirezi: Nuk ka stabilitet politik pa ndryshimin e sistemit zgjedhor

Aktuale

Qirezi: Nuk ka stabilitet politik pa ndryshimin e sistemit zgjedhor

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 07:17
Arben Qirezi

Analisti politik Arben Qirezi shprehet se nuk do të ketë stabilitet politik përderisa nuk ndryshon sistemi zgjedhor në vend.

"E kuptoj pozicionimin politik të fituesit në garën për pushtet. Sidoqoftë, përtej kësaj gare, liderët e partive politike në Kosovë duhet të pranojnë se ky sistem politik nuk siguron qëndrueshmëri as për Kosovën, e as për ambiciet e tyre politike", ka shkruar Qirezi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, ka shumë arsye përse sistemi zgjedhor dhe ai politik i Kosovës duhet të ndryshojnë. 

"Përderisa të mbetet ky që është, gjithmonë do të ketë kriza politike, i pëlqeu momentit politik të ndonjë lideri apo jo", ka shkruar Qirezi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat