“Kadri Veseli nuk mund të bëhet kryetar Kuvendi”

Aktuale

“Kadri Veseli nuk mund të bëhet kryetar Kuvendi”

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 18:56
Kadri Veseli

Deputeti i zgjedhur i Alternativës Ilir Deda, ka folur rreth formimit të institucioneve të Kosovës.

Deda në emisionin Imazh të RTK-së, ka thënë që Kadri Veseli nuk mund të bëhet kryetar Kuvendi sepse nuk i ka numrat.

“Veseli nuk mund të bëhet kryetar Kuvendi, sepse koalicioni PAN nuk i ka numrat e mjaftueshëm për t’i formuar institucionet e Kosovës”, tha Deda.

Deda po ashtu ka thënë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet ta respektoj kushtetutën e Kosovës, sa i përket mandatarit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat