Gaxherri: Veseli – shembulli më i keq se si udhëhiqet Kuvendi

Aktuale

Gaxherri: Veseli – shembulli më i keq se si udhëhiqet Kuvendi

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 20:40
Besa Gaxherri

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, thotë se LDK vazhdon të qëndrojë prapa vendimit që të mos e votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar.

Ajo thotë se lideri i PDK-së me prishjen e koalicionit me LDK-në ka “bërë lojën e vet, bashkë me opozitën e legjislaturës së shkuar”, të cilën ajo e quan satelit të PDK-së.

Në emisionin Rubikon, Gaxheri ka thënë se nuk mund të ketë asgjë normale në seancën konstituive më 3 gusht. Për Gaxherrin, votimi i mocionit ishte vërtetim që opozita ishte bashkë me PDK-në.

“Është shkarkuar një qeveri e përgjegjshme, por megjithatë partneri ynë në koalicion e bëri lojën e vet, të cilën e ka bërë gjithmonë”, ka thënë Gaxherri.

Lidhja Demokratike vazhdon të qëndrojë prapa deklaratave publike dhe tashmë të ritheksuara.

“Vendi jonë më me kënaqësi është opozita. Tashmë i dini qëndrimet publike të LDK-së, ne me asnjë kusht nuk do të hyjmë në asnjë koalicion ku është Partia Demokratike dhe ne natyrisht nuk do të votojmë për kryetar të Kuvendit një njeri i cili ka qenë shembulli më i keq se si të udhëhiqet Kuvendi”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat