Shpërthen Besa Gaxherri ndaj Hajdar Beqës: Ju keni pasur plumba edhe për shqiptarë

Aktuale

Shpërthen Besa Gaxherri ndaj Hajdar Beqës: Ju keni pasur plumba edhe për shqiptarë

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:22
Besa Gaxherri

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj anëtarit të PDK-së, Hajdar Beqa.

Ajo në emisionin “Rubikon” ka theksuar se njerëzit e PDK-së kanë vrarë kundërshtarët politik.

“Ju keni pasur plumba edhe për shqiptarë. Ju keni vrarë kundërshtarët politik”, tha ajo.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa.

Ai i ka thënë se nëse ka pasur vrasje me këtë duhet të merret drejtësia.

Ai i ka kërkuar Besa Gaxherrit që të flas me emra konkret e jo të spekulojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat