PDK-ja e bindur se sulmin me granatë në Kuvend e kreu Vetëvendosja

Aktuale

PDK-ja e bindur se sulmin me granatë në Kuvend e kreu Vetëvendosja

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:51
Sulmi me granatë në Kuvendin

Ndonëse Gjykata ende nuk ka dhënë fjalën e saj në lidhje me sulmin e rreth një viti më parë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e për të cilin Prokuroria shpreh dyshimet se u krye nga disa aktivistë të Vetëvendosjes, Partia Demokratike e Kosovës e cilën këtë si të vërtetë.

Në një reagim të vetin për media, dega e PDK-së në Prishtinë është përgjigjur reagimit të Vetëvendosjes në lidhje me punësimet në Komunën e Prishtinës.

“Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka punësuar militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës, pothuajse aq sa kishte tërësisht të punësuar para se të kapej prej bandave të tyre, duke mos guxuar të ballafaqohen në debate publike, sërish paskan reaguar me përralla të zakonshme, në përpjekje që t’i tejkalojnë faktet që dëshmojnë dallaveret e tyre. Në vend që të japin përgjegjësi para qytetarëve të Prishtinës për këto keqpërdorime, ashtu sikurse dikur që pas sulmeve terroriste lëshonin komunikata në emër të rugovasve, edhe tash pas shpërdorimit të vazhdueshëm të parasë publike, për vlerësime po lëshojnë komunikata dhe po thirren në emër të prishtinasve”, thuhet në reagimin e Degës së PDK-së në Prishtinë.

Sipas PDK-së së Prishtinës, qytetarët e Prishtinës, fillimisht duan përgjigje për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta.

“Ndërsa, pas kësaj, qytetarëve të Prishtinës do të detyroheni t’u përgjigjeni edhe për çdo kunxh e kubëz të korruptuar që e keni vendosur në Komunën e Prishtinës, duke u dhënë punime kompanive tuaja dhe të afërta me juve. Qytetarëve të Prishtinës dhe të gjithë Kosovës do të detyroheni t’u përgjigjeni edhe për shpëlarjen e parave të krimit dhe korrupsionit përmes aktivistëve tuaj dhe fushatave mediale sa për sy e faqe, ku kërkonit mjete financiare prej qytetarëve”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, thotë se “bashkë me qytetarët e Prishtinës, nuk do të ndalet deri sa t’ua demaskojë të gjitha skemat korruptive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat