Sot përfundon regjistrimi i deputetëve

Aktuale

Sot përfundon regjistrimi i deputetëve

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 08:52
Holli i Kuvendit gjate regjistrimit

Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës sot kanë ditën e fundit të regjistrimit si deputetë.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, në dy ditët e kaluara janë regjistruar 89 deputetë.

Regjistrimi vazhdon edhe sot nga ora 10:00-15:00.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili është duke e vuajtur masën e ndalimit shtëpiak, pas akuzës së ngritur për terrorizëm, sot regjistrohet si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se regjistrimin do ta bëjë në ora 10:30 në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat