Apeli liron nga akuza Hysni Hoxhën

Aktuale

Apeli liron nga akuza Hysni Hoxhën

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 10:11
Hysni Hoxha

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, të kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Hysni Hoxha, vendim ky që liron nga akuza për keqpërdorimi pozitës zytare. “Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, nder të tjera ka gjetur se  në rastin konkret, nuk  është vërtetuar dashja direkte e të akuzuarit H.H., për të kryer veprën penale si element konstituiv i veprës, si dhe nuk është  vërtetua se me veprimin e tij ka përfituar për vete apo tjetrin dobi pasurore, prandaj vendosi ta liroj të atë nga përgjegjësia penale me bindje të thellë se veprimet e tij nuk hyjnë në sferën penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat