Regjistrohet Krasniqi: Do të kërkojë drejtësi për Astrit Deharin

Aktuale

Regjistrohet Krasniqi: Do të kërkojë drejtësi për Astrit Deharin

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2017 Në ora: 10:59
Frashër Krasniqi gjate regjistrimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi është regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës

Krasniqi i cili është duke e vuajtur masën e ndalimit shtëpiak, pas akuzës së ngritur për terrorizëm, ka njoftuar përmes Facebookit se është regjistruar dhe ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për Astritin

Postimi i plotë:

U regjistrova në Kuvend, me mendjen tek Atdheu, Adea dhe Egzoni, të cilët bashkë me mua po mbahemi në arrest padrejtësisht tash e një vit.

Nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi për Astritin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat