Konjufca: PAN-i si ka numrat as për kryetar as për Qeveri

Aktuale

Konjufca: PAN-i si ka numrat as për kryetar as për Qeveri

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 11:36
Glauk Konjufca

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca tha sot se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë e as për ta votuar kryetarin e Kuvendit, por sipas tij do të sigurohen ata nëse ndonjë deputet i bashkohet këtij koalicioni.

Konjufca pas regjistrimit si deputet tha se Vetëvendosje nuk është që në mënyrë të paarsyeshme të bllokojë çfarëdo procesi  por për ta është me rëndësi kush është emri që do të propozohet për kryetar të Kuvendit. Ai përsëriti vendimin zyrtar të VV-së se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat